Valbona Jakova
Heshtje
Dashuri fantazmë.
Abstrakte si shpresa.
Hija jote e zgjatur si kujtim
bie mbi mendimet e i errëson.
Hapat e tua,
të padukshme si koha
peshojnë mbi notat më të dhimbëshme
të tastierës së dëshirës.
– Mbrapa, ngelen thirrjet.
Dashuri fantazmë.
Pa ngjyrë, pa gojë.
Trasparenca jote e pashpirt
mbështjell formën tënde të ngathët
si frika.
Në bukurinë tënde abstrakte
si kureshtja…
konkrete,
ngelet heshtja.
Abstrakte si shpresa.
Hija jote e zgjatur si kujtim
bie mbi mendimet e i errëson.
Hapat e tua,
të padukshme si koha
peshojnë mbi notat më të dhimbëshme
të tastierës së dëshirës.
– Mbrapa, ngelen thirrjet.
Dashuri fantazmë.
Pa ngjyrë, pa gojë.
Trasparenca jote e pashpirt
mbështjell formën tënde të ngathët
si frika.
Në bukurinë tënde abstrakte
si kureshtja…
konkrete,
ngelet heshtja.
Më shumë nga Valbona Jakova
Komente 0