Valbona Jakova
Ti Ishe Asgjë
Një zemër tē pafajshme
thërmove.
Si rërë për veten
e bëre fund.
Dallgëve plot forcë
me të lodrove.
Stuhija mbaroi.
Tërhequr humnerave të thella
qetësisht valëzove:
– Jam det
dhe tund me dallgë përbindsha
ndjenja.
Pas shkëmbinjsh
coptoj zemra.
Mbi llahtar
le të ngrihen
zogjdeti-femra.
Qielli le t’i shpëtojë.
Shkëmbi t’i strehojë.
Pas stuhisë
qetësia ndëshkoi.
Sa dëshirë
kishte ajo t’i thoshte detit:
-Je det
si zemër e gjërë.
-Qiellit,
purpur, reve më lërë
të shoh një shkëmb.
E mbaja si dhimbje,
mbi ëndërr m’u shëmb.
Nga ëndrrat
u zgjove e trembur
si zog deti.
Me sa fuqi pate
klithe mbi të:
– Në qiell ti s’ishe
një shkëmb
që rrihte deti.
Ti ishe…
… asgjë.
thërmove.
Si rërë për veten
e bëre fund.
Dallgëve plot forcë
me të lodrove.
Stuhija mbaroi.
Tërhequr humnerave të thella
qetësisht valëzove:
– Jam det
dhe tund me dallgë përbindsha
ndjenja.
Pas shkëmbinjsh
coptoj zemra.
Mbi llahtar
le të ngrihen
zogjdeti-femra.
Qielli le t’i shpëtojë.
Shkëmbi t’i strehojë.
Pas stuhisë
qetësia ndëshkoi.
Sa dëshirë
kishte ajo t’i thoshte detit:
-Je det
si zemër e gjërë.
-Qiellit,
purpur, reve më lërë
të shoh një shkëmb.
E mbaja si dhimbje,
mbi ëndërr m’u shëmb.
Nga ëndrrat
u zgjove e trembur
si zog deti.
Me sa fuqi pate
klithe mbi të:
– Në qiell ti s’ishe
një shkëmb
që rrihte deti.
Ti ishe…
… asgjë.
Më shumë nga Valbona Jakova
Komente 0