Valentina Llapri
I Ke Te Tera Dhe S'ke Asgje...
Ti ike largë, në dhe të huajë,
dhe kokën më, se ktheve pas,
tashmë vështron i përmalluar,
vitet e humbura të lëna pas.
Rrudhat janë shtuar, si tel pafund,
në kokë ca thinja, të heshtura rrinë,
vështrimi yt që s’është kërrkund,
ca fije floku në ballë të ngrijnë.
I ke të tëra, por s'ke asgjë,
i vetëm je, pa asnji zë,
një mijë kujtime, sot ty të zgjohen,
shpirti dhe zemra që dot s'po ngrohen.
dhe kokën më, se ktheve pas,
tashmë vështron i përmalluar,
vitet e humbura të lëna pas.
Rrudhat janë shtuar, si tel pafund,
në kokë ca thinja, të heshtura rrinë,
vështrimi yt që s’është kërrkund,
ca fije floku në ballë të ngrijnë.
I ke të tëra, por s'ke asgjë,
i vetëm je, pa asnji zë,
një mijë kujtime, sot ty të zgjohen,
shpirti dhe zemra që dot s'po ngrohen.
mars 2014
Komente 0