>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Ç'ditë E Bukur..

Ç'ditë e bukur, për çudi,
Pas shiut, mjegullës si tym,
Paqja nderet, si shami,
Ajri që të mbush me frymë..

Dhe më ngjall një gaz, një shpresë,
Jetë e ëmbël, paqësore...
Ndoshta ishe e pabesë,
Por tani ngjan një shenjtore