Vaso Dushi
Një Gruaje
Je grua e nderuar,
E hijshme, hijerëndë,
Më thuaj pak, sa duar
Kanë prekur trupin tënd?
Sa meshkuj, pa tregomë
Ti puthën, ato buzë?
Sa herë, lotët e njomë
Nga sytë, të ranë tërkuzë?
Ç'mistere po më fsheh?
Më shtir, ti në tundim!
Ti grua, kur më sheh,
Si lumë, rrjedh gjaku im!
E hijshme, hijerëndë,
Më thuaj pak, sa duar
Kanë prekur trupin tënd?
Sa meshkuj, pa tregomë
Ti puthën, ato buzë?
Sa herë, lotët e njomë
Nga sytë, të ranë tërkuzë?
Ç'mistere po më fsheh?
Më shtir, ti në tundim!
Ti grua, kur më sheh,
Si lumë, rrjedh gjaku im!
Komente 0