Vaso Dushi
Vajza Që Vërshëllente
E dëgjoja, kur vërshëllente
Ajo, në oborr të shtëpisë
Një zjarr të fshehtë, rrëfente
Një flakë të dashurisë!
Po kujt, vallë, i këndonte
Porsi zog, këngë dashurie?
Kush në gji, gëzim i zgjonte,
Dhe ato, ëndrra rinie?
Në këtë jetë, brenga shumë
Ajo vajzë, me vërshëllimë
Shpresën zgjoi dhe tek unë
I dha gaz, dhe shpirtit tim!
Ajo, në oborr të shtëpisë
Një zjarr të fshehtë, rrëfente
Një flakë të dashurisë!
Po kujt, vallë, i këndonte
Porsi zog, këngë dashurie?
Kush në gji, gëzim i zgjonte,
Dhe ato, ëndrra rinie?
Në këtë jetë, brenga shumë
Ajo vajzë, me vërshëllimë
Shpresën zgjoi dhe tek unë
I dha gaz, dhe shpirtit tim!
Komente 0