>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Vdekjes!

Lermë moj dreq, mos më tërhiq
N'atë gropë, n'errësirë
Ka të tjerë, më të liq
Mbylli brenda, pa mëshirë!

Po ç'të keqe, paskam bërë
Që e ke zënë kështu me mua?!
Në krahët e mikes, më lër
Që me afsh e zjarr, ta dua!

Nuk kam prerë, njeri në besë
Nuk di ç'është djallëzia,
Mos ma prit jetën në mes!
Mos më ndaj, nga dashuria!