Vaso Dushi
Natyrës
Zogjtë mbi pemë cicërijnë,
Hidhen, lozin nëpër degë,
Gjethet lehtë fëshfërijnë,
Dielli, porsi zjarr, djeg!
Tutje tej, nëpër fusha,
Bari i gjelbër, hijeshon
Në kaçuba e në gëmusha,
Zë bilbili dhe këndon!
Gurrët zbardhin, nëpër brigje
Lumi rrjedh, gjithë zhurmë
Delet varg, nëpër shtigje
Që nga malet, zbresin turmë!
Dhe tek shelgjet lozonjarë,
Porsi vajza, me gërsheta
Ndaloj pak e frymë marr..:
Sa e bukur qenkësh jeta!
Hidhen, lozin nëpër degë,
Gjethet lehtë fëshfërijnë,
Dielli, porsi zjarr, djeg!
Tutje tej, nëpër fusha,
Bari i gjelbër, hijeshon
Në kaçuba e në gëmusha,
Zë bilbili dhe këndon!
Gurrët zbardhin, nëpër brigje
Lumi rrjedh, gjithë zhurmë
Delet varg, nëpër shtigje
Që nga malet, zbresin turmë!
Dhe tek shelgjet lozonjarë,
Porsi vajza, me gërsheta
Ndaloj pak e frymë marr..:
Sa e bukur qenkësh jeta!
Komente 7