>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Ah,sikur...

Gjethet, nën pemë, rrëzuara
Erë e fortë, shtyn me zhurmë
Ato hidhen, të frikësuara
Nëpër qoshe, mblidhen turmë!

Ah, sikur ty, edhe kujtime
Kjo erë ti merrte përpara
Ti nxirrte jashtë, nga koka ime
Ti hidhte, si gjethe të tharra!

Ti zhdukte krejt, gjurmët e tua
Fytyra jote të më fikej
Dhe si dritëz, netëve mua
Në ëndrra, mos më fanitej!