>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

I Lirë Si Zog

Zogjtë nisën të këndojnë,
Fletët dridhen nëpër pemë,
Nga gjumi, më zgjojnë
Mendimet që më flenë!

Mendoj, çdo ish jeta
Pa një çikë paqe,
Nën gjethet e blerta,
Mbi barin, në parqe!

I vetëm, mënjanuar
Nga kjo jetë bosh,
Prej zogjve, rrethuar
Të rrish, të ëndërrosh!

Të humbësh, jashtë botës
Një çast, në qetësi
Larg ligjeve të tokës,
Si zog, në liri!