>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

A Mundemi?

A mundemi të shpëtojmë një mollë,
Që e ka krimbin në mes?
Apo një copë letër të hollë,
Që në mes flakës u ndez?

Por kur s'qënkemi në gjendje,
Të shpëtojmë, një mollë të hidhur!
Lëre pastaj, të çojmë në mëndje,
Të shërojmë, një vend të krimbur?!