>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Mëndjemëdhenj!

Ka edhe njerëz mëndjemëdhenj,
Që kokat i mbajnë mbi re,
Kujtojnë se janë zotër në qiell,
Me përçmim, shohin përdhè!

Po uleni, njerëz, hundën pak,
Këmbët mbështetni mbi tokë,
Që, vërtet, të ngjiteni aq lart
Do zbrisni më parë në gropë!