>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Miqësia

Po s'ma fale zemrën mua,
Prapë s'do desha që të humb,
Thjesht, si mike, do të dua
Të më vësh, një dorë në sup!

"Përshëndetje, mikja ime!"
-të të them, me ëmbëlsi
Të këmbejmë, edhe urime:
Fat moj mike, mbarësi!

Se kur zë të fryjë era,
Apo nis të bjerë borë,
Nuk të ngroh vetëm zemra,
Të ngroh, edhe një dorë!