Vaso Dushi
Një Jetë
Një jetë, pa kuptuar
E hodha kot për ty,
Të ndiqja, dashuruar
Pa mëndje e pa sy!
Si një qen i mjerë,
Që të zotit, pas i rri
E s'pret, që ndonjëherë
Ta braktisë ai!
Kur ndodh, kafshë e shkretë
Me dhimbje, zë të qajë
Dhe veten sikur pyet:
"mos bëra ndonjë faj?"
Por ç'faj mund të ketë,
Një kafshëzë e gjorë,
Që në kurriz të vet,
Pa ç'ish, shpirti mizor?!
Dhe jetën time unë,
Ashtu e hodha kot,
Për ty, do ishte shumë
Edhe një pikë lot!
E hodha kot për ty,
Të ndiqja, dashuruar
Pa mëndje e pa sy!
Si një qen i mjerë,
Që të zotit, pas i rri
E s'pret, që ndonjëherë
Ta braktisë ai!
Kur ndodh, kafshë e shkretë
Me dhimbje, zë të qajë
Dhe veten sikur pyet:
"mos bëra ndonjë faj?"
Por ç'faj mund të ketë,
Një kafshëzë e gjorë,
Që në kurriz të vet,
Pa ç'ish, shpirti mizor?!
Dhe jetën time unë,
Ashtu e hodha kot,
Për ty, do ishte shumë
Edhe një pikë lot!
Komente 0