>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Kujtimet

Ah, moj mike e dashur,
Mikja ime!
Truri na është trashur,
Me kujtime!

Truri na u trash,
Dhe gjë s'harroi,
Por zemra s'na u qas,
Dhe pe s'lëshoi!

Si gjethe!
Siç të solli pranvera jetë,
Bukurinë ta shtoi!
Ashtu mbërriti dhe një vjeshtë
Si gjethe të rrëzoi!

Vetëm ti
Lëvizin tokë e hënë, dhe retë bredharake...
-më tha, një fierake-
Asgjë në vend s'rri!
-VETËM TI