Vaso Dushi
Fshehtas
Fshehtas, si hajdut
Në zemër do të vi,
Të vjedh, hiç, s'kam turp
Një çikë dashuri!
Por mbeta, i hutuar
Një tjetër ish atje
E mbaje fort shtrënguar,
Për ty i shtrenjtë qe!
Një tjetër, kish rrëmbyer
Të zemrës, dashuri
Të lashë lule e vyer,
Atje në kopsht të tij!
Dhe shpirti m'u këput,
Por s'desha të më shihje,
Prapë ika si hajdut,
Rrëshqita porsi hije!
Në zemër do të vi,
Të vjedh, hiç, s'kam turp
Një çikë dashuri!
Por mbeta, i hutuar
Një tjetër ish atje
E mbaje fort shtrënguar,
Për ty i shtrenjtë qe!
Një tjetër, kish rrëmbyer
Të zemrës, dashuri
Të lashë lule e vyer,
Atje në kopsht të tij!
Dhe shpirti m'u këput,
Por s'desha të më shihje,
Prapë ika si hajdut,
Rrëshqita porsi hije!
Komente 0