>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Gruaja E Tjetrit

Ti ke një grua të mirë,
Në vendin tënd, e vishja me ar
Kam patur gjithnjë një dëshirë,
Në krevat një natë ta marr!

Ti ke një grua të bindur,
Besomë, është një thesar
Po unë jam hajdut i lindur,
Dhe çfarë më pëlqen, e marr!