Vaso Dushi
Do Gdhijë Një Mëngjes!
Pas një nate, terr i zi,
Do të gdhijë një mëngjes,
Dhe në këmbë, përsëri
Do ringrihem, gjithë shpresë!
Do riçelin lulet në fushë,
Bar i njomë do gjelbërojë,
Dhe siç iku, prapë dikush
Do vijë, zemrën, do ma ngrojë!
Maleve do fryjë era shtruar,
Gjoksin do ma mbushë me frymë,
Pas do lë, kohën e shkuar,
Zhytur në mjegull e në tym!
Prapa, dhimbja do të mbesë,
Për një dashuri të shuar,
Në shpirt, dritë e re m'u ndez,
Si yll, në det të trazuar!
Në ndodhtë dallga më mbuloftë,
Prapë do gjej, fuqi e shpresë,
Sado e zezë, nata qoftë
Ka gjithnjë një mëngjes!
Do të gdhijë një mëngjes,
Dhe në këmbë, përsëri
Do ringrihem, gjithë shpresë!
Do riçelin lulet në fushë,
Bar i njomë do gjelbërojë,
Dhe siç iku, prapë dikush
Do vijë, zemrën, do ma ngrojë!
Maleve do fryjë era shtruar,
Gjoksin do ma mbushë me frymë,
Pas do lë, kohën e shkuar,
Zhytur në mjegull e në tym!
Prapa, dhimbja do të mbesë,
Për një dashuri të shuar,
Në shpirt, dritë e re m'u ndez,
Si yll, në det të trazuar!
Në ndodhtë dallga më mbuloftë,
Prapë do gjej, fuqi e shpresë,
Sado e zezë, nata qoftë
Ka gjithnjë një mëngjes!
Komente 0