>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Burgu I Zemrës

Në zemër të mbylla, si rojë
Dhe zemrës kyç i vura vërtet,
Je si në burg tani, s'të lëshoj
Dhe çelësat i hodha në det!

Por ty, jetë e burgut, të çmend
Pas hekurash, mbyllur, dot s'rri
Dhe fshehtas, diku nga një vend
Një ditë si shkove, nuk di!

Zemra akoma mbyllur rri,
Tamam, ashtu siç e le
Dhe derën s'e hap më njeri,
Dhe kyçi ende varet atje!