>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Natës Me Shi

Kur qielli, natën, qan pa masë,
Dhe shiun, si lotë, derdh papushim,
Unë i vetëm, mëndjen vras..
"Përse më ike shpirti im?"

Shikoj shiun që rrjedh litarë,
Përposh të bjerë me furi..
E pa gjumë, shpirt vrarrë,
Mëndjen dot s'e heq nga ti!

E kur terrin, vetëtima çan,
Dhe nata mbyshet me gjëmime,
Nuk di, më shumë se kush po qan
Ky qiell apo zemra ime?!