>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Një Mysafir!

Siç erdha, vetëm, në këtë botë,
Duar bosh, nuk solla gjë..
Ashtu dhe rrugën, do marr sot,
Të gjitha, këtu, po jua lë!

Edhe të kem pasuri,
Në krah, një mike të mirë,
Do jua kthej përsëri,
Këtu jam veç, një mysafir!

Dhe ndihem, ca i helmuar,
Që gjë, me vete, s'mund te marr!
Apo që rrënjët, s'i paskam shtruar
Aq të forta, nën gurrë e bar!

Por ndoshta në merak, po rrinë,
Andej nga erdha, dhe më duan prapë,
Ndaj po jua lë pasurinë,
Edhe miken po jua jap..!