>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Në Zemër

Në zemrën time, porsi pema
Fletët, një nga një, i humb..
Dhe pa ty, në zemër, ndenja
M'u thave si një trung!

Dhe kur koha krejt të treti,
Tani, që ndihem më i plakur,
Ndjej, që në zemër, mbeti
Shije e drurit të kalbur!