Vaso Dushi
Fjalët E Botës
Ç'vajzë tjetër, përmbi dhé
Ish aq e bukur, si sorkadhe..
Më thoshin:"Në vete s'je!
Ajo është kuçkë e madhe!"
Por dëgjova zemrën time,
Nuk besova në të tjerë
Ato shpifje e mashtrime,
I hodha poshtë me vrer!
Më në fund, të dorëzuar
Pranuan, që ish e kotë,
"E pandehnim çun të zgjuar,
Por nuk merremi me idiotë!"
Po me atë, pasion të vjetër,
Ia rifilluan prapë...
"Prite kur me ndonjë tjetër,
Ai sylesh do e kapë!"
Prisnin ata, ndonjë tradhti
Ndonjë sherr, ndonjë shamatë
Dhe pohonin me habi:
"More, si shumë po zgjat?!"
Ish aq e bukur, si sorkadhe..
Më thoshin:"Në vete s'je!
Ajo është kuçkë e madhe!"
Por dëgjova zemrën time,
Nuk besova në të tjerë
Ato shpifje e mashtrime,
I hodha poshtë me vrer!
Më në fund, të dorëzuar
Pranuan, që ish e kotë,
"E pandehnim çun të zgjuar,
Por nuk merremi me idiotë!"
Po me atë, pasion të vjetër,
Ia rifilluan prapë...
"Prite kur me ndonjë tjetër,
Ai sylesh do e kapë!"
Prisnin ata, ndonjë tradhti
Ndonjë sherr, ndonjë shamatë
Dhe pohonin me habi:
"More, si shumë po zgjat?!"
Komente 0