>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Si Gjethe E Tharrë!

Kur më iku dashuria,
Mbeta si gjethe e tharrë,
Iku jeta, lëngu, shija
Ngeli helm në damarë!

Ti rilinde..!Me ç'nure,
Me tjetër, shkoje për dore
Sikur litar më vure,
Në grykë, moj mizore!

Lindur rishmas, gjithë freski
Në sy më pe, dhe heshte..
Sa do doja, të isha Ai,
Dhe Ai, një gjethe vjeshte!