>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Njollë E Gjakut Tënd

Si zog i vrarrë, mbi dyshek
Një njollë të kuqe, le
Nga një gjahtar, që pas të ndjek
Gjersa të rrëzon përdhé!

S'mbaj mend, kur ndodhi kjo
Sa vite kanë kaluar,
Brenda meje, diçka u ftoh
Diçka mbeti ende zgjuar!

Mjaft, të hyj në këtë dhomë
Befas ti, më vjen ndërmend
Sikur më thotë "kujtomë"!
Kjo njollë e gjakut tënd!