>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Lamtumirë!

Ah, të fundmin vështrim
E hodhe, përmbi mua:
"Lamtumirë, o miku im,
Tani, një tjetër dua!"

U shtanga, trup mpirë
Mu drodh, shpirt i tërë:
"Më vrit mua, më mirë
Po vetëm, mos më lër!"

Si mund të fle në shtrat,
Me zemrën, copëtuar
Kur të mendoj çdo natë
Që tjetër, mban shtrënguar..!

Por prapë, lamtumirë
Moj mike, përgjithmonë
Të vdisja, më mirë
Aq shumë, po më lëndon!