>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Një Boshllëk Më Le

Të pashë, sonte në rrugë,
Rastësisht, pas kaq kohe
I shuar, syri yt, mu duk
Më pe një çast, por s'më njohe!

U kryqëzuam, si të huaj
Dorën s'ta dhashë, s'të përshëndeta
Dikur, më bëre shumë të vuaj,
Pa ty, s'më kishte kuptim jeta!

Në vend ndala, dhe kokën ktheva
Ti, e qetë, rrugën vazhdove
Njëlloj boshllëk, në shpirt ndjeva
Siç e kishe lënë, kur shkove!

Zjarri për ty, ngadalë m'u shua
Rrallë, më kaloje nëpër mënd
Zemra sërish, m'u dashurua
Por asnjë, s'e zuri vendin tënd!!