>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Zhgënjim!

Mëndjen kot, pse ta vras!
Pse në trishtim të bie..?!
Dhe me lotë, të qaj, të plas
Ti tek unë, prapë s'do vije!

Zemrën ma bëre, që të vuajë
Të dashurova, si i marrë
Por ti thoshe, që po luaj
Dhe për tjetër, ndizesha zjarr!

Por e kotë, ti prapa s'kthehesh
Netëve, mua s'më mendon
Kushedi, ku po dëfrehesh
Dhe tjetër, puth edhe shtrëngon!?

Dashuri të zjarrtë, të pastër
Nuk njohu shpirti im
U çel, si qiell i kaltër
U fik me lotë e zhgënjim!