>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Endacaku

Bridhja rrugëve kot më kot,
Ku më zinte nata, flija
Me miq, pija ndonjë gotë
Mbas ndonjë vajze vija!

Ah, kjo jetë prej endacaku
Pa shkelur, s'lashë vend..
Por diku, mu ndez gjaku
Një vajzë, më la pa mend!

Tek endesha kuturu
Rrugëve, shpresë humbur
Një vajzë m'u ul përmbi gju
Më dha një të puthur!

Gjelbëronte fushë e tërë,
Lule plot..Ishte maj
"mos shko, ti mos më lër"
-drithëronte zëri i saj!

Pas natës, në të gdhirë
S'isha më endacak
Zemrën, që kisha të lirë
Ma kishte zënë në çark!