Vaso Dushi
Ç'e Dua,të Tillë Jetë..
Ç'e dua, të tillë jetë
Pa gëzim e pa haré,
Ku mbi trishtimin-det,
Si barkë lundroj atje?
Ç'i dua lulet, plot freski
Ti shikoj përmbi dhé?
Kur ndjenjat, mu bënë hi
Dhe nuk çel ndjenjë e re!
Ç'më duhet, se rrezaton
Diell i zjarrtë, çdo mëngjes
Kur trupin tim, gjë se zgjon
Edhe shpirti im po vdes?!
Por ç'më duhen, edhe gratë
Zemrën s'ma ndezin përsëri
Në dashuri, bëra mëkat
Tashmë më pret ferr i zi!
Pa gëzim e pa haré,
Ku mbi trishtimin-det,
Si barkë lundroj atje?
Ç'i dua lulet, plot freski
Ti shikoj përmbi dhé?
Kur ndjenjat, mu bënë hi
Dhe nuk çel ndjenjë e re!
Ç'më duhet, se rrezaton
Diell i zjarrtë, çdo mëngjes
Kur trupin tim, gjë se zgjon
Edhe shpirti im po vdes?!
Por ç'më duhen, edhe gratë
Zemrën s'ma ndezin përsëri
Në dashuri, bëra mëkat
Tashmë më pret ferr i zi!
Komente 0