>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Pa Ty

Po ç'isha unë në këtë botë?
Pa ty, i shuar porsi hiri,
Ti ma mbushe zemrën plot,
Ma ndeze shpirtin si floriri!

Mi dhe jetës, gaz e shpresë,
Në gji, më vlonte dashuria...
Por ja, gëzimi m'u pre në mes,
Më pushtoi sërish vetmia!

Por sot ç'jam në këtë botë?
Pa ty, një dështak i mjerë
Edhe një vajzë, që desha fort,
E shoh, të puthet me të tjerë!

Por jo, më mirë, mos ta provoja
Zjarrin tënd, thellë në gji
Edhe ndjenjat, mos ti zgjoja
Të mbesja, shuar porsi hi!