Vaso Dushi
Trishtim!
Jashtë u kthye shiu,
Dhe era, drurët tund
Shpirtin ma përpiu
Trishtimi i pafund!
Mbrëmja, si me krahë,
Më pushton, më rrok
Mendimi, mëshirë s'ka!
Më çukit si zog!
Dhe bota fundoset,
N'errësirë, në terr
Trishtimi, që nuk soset
Mendimi që më therr!
Dhe era, drurët tund
Shpirtin ma përpiu
Trishtimi i pafund!
Mbrëmja, si me krahë,
Më pushton, më rrok
Mendimi, mëshirë s'ka!
Më çukit si zog!
Dhe bota fundoset,
N'errësirë, në terr
Trishtimi, që nuk soset
Mendimi që më therr!
Komente 0