Vaso Dushi
E Mjera Lule!
Mbi një livadh, e vetmuar
Një lule, kishte mbirë
Prej shoqeve, e harruar
Por e këndshme, erëmirë!
Kushedi ç'kishte në mëndje?
A thua ndjente pak trishtim?
Ndoshta desh një çikë vëmendje?
Apo kërkonte dashurinë?
Vallë ndonjë lot i nxehtë,
I rrëshqiste mbi petal?
Pati ndonjë brengë në jetë?
Apo për dikë, kish mall?
Por s'e linin gjëmba, e ferra
I vareshin përmbi kokë..
Edhe frymë s'merrte, e mjera!
I qante zemra për një shok!
Me ç'freski, e nisi jetën
I kishte shoqet e rralla!
Por shpejt, ëndrrat iu tretën,
Filluan halle e andralla..
Ah, moj lule, shëndet s'vure,
U shuajte herët në jetë!
E pe vetë, që ferra e shkure,
Ishte kjo botë, vërtet!!
Një lule, kishte mbirë
Prej shoqeve, e harruar
Por e këndshme, erëmirë!
Kushedi ç'kishte në mëndje?
A thua ndjente pak trishtim?
Ndoshta desh një çikë vëmendje?
Apo kërkonte dashurinë?
Vallë ndonjë lot i nxehtë,
I rrëshqiste mbi petal?
Pati ndonjë brengë në jetë?
Apo për dikë, kish mall?
Por s'e linin gjëmba, e ferra
I vareshin përmbi kokë..
Edhe frymë s'merrte, e mjera!
I qante zemra për një shok!
Me ç'freski, e nisi jetën
I kishte shoqet e rralla!
Por shpejt, ëndrrat iu tretën,
Filluan halle e andralla..
Ah, moj lule, shëndet s'vure,
U shuajte herët në jetë!
E pe vetë, që ferra e shkure,
Ishte kjo botë, vërtet!!
Komente 0