Vaso Dushi
Qerozi Dhe Tigri
Mendohej babai, i mërzitur
Mbështetur, mbi sofrën bosh
Rreth e qark, tre djem të rritur
Më i vogli, një qeroz..
Ngrihet më i madhi, në këmbë:
"baba, po shkoj për gjah
Ka dy ditë, barku më dhëmb
Kërcasin zorrët...dua të ha!
Por shpejt, kthehet në shtëpi
Me duart bosh, e pikë e vrer
Ngrihet i mesmi dhe me furi
Përjashta sulet menjëherë.
Por dhe i mesmi, s'vonoi shumë
Në shtëpi kthehet, i pikëlluar
"baba i dashur, po shkoj unë"
Tha qerozi, duke u çuar..
E pa i ati, me mosbesim:
"s'bënë gjë ata, do bësh gjë ti?"
E hapi portën, me nxitim
U zhduk qerozi si veri..!
Me hapa të lehtë, pa u ndjerë
Me shtizë në dorë, u fut në pyll
Por një tigër, rrugën i kish prerë
U bë qerozi, i verdhë dyllë!
Ia dha vrapit, u bë erë
Drejt shtëpisë, u kthye shpejt
U turr tigri menjëherë
Pas qerozit, si shigjetë!
Në prag të shtëpisë, u pengua
Qerozi përtokë u shtri
Tigri, gjithë vrull, dot s'u frenua
Drejt portës u hodh, hyri në shpi!
Dhe qerozi, me shpejtësi
Nga jashtë mbylli, portën e vjetër:
"rripeni këtë-tha ai-
Sa t'iu sjell një tjetër!!"
Mbështetur, mbi sofrën bosh
Rreth e qark, tre djem të rritur
Më i vogli, një qeroz..
Ngrihet më i madhi, në këmbë:
"baba, po shkoj për gjah
Ka dy ditë, barku më dhëmb
Kërcasin zorrët...dua të ha!
Por shpejt, kthehet në shtëpi
Me duart bosh, e pikë e vrer
Ngrihet i mesmi dhe me furi
Përjashta sulet menjëherë.
Por dhe i mesmi, s'vonoi shumë
Në shtëpi kthehet, i pikëlluar
"baba i dashur, po shkoj unë"
Tha qerozi, duke u çuar..
E pa i ati, me mosbesim:
"s'bënë gjë ata, do bësh gjë ti?"
E hapi portën, me nxitim
U zhduk qerozi si veri..!
Me hapa të lehtë, pa u ndjerë
Me shtizë në dorë, u fut në pyll
Por një tigër, rrugën i kish prerë
U bë qerozi, i verdhë dyllë!
Ia dha vrapit, u bë erë
Drejt shtëpisë, u kthye shpejt
U turr tigri menjëherë
Pas qerozit, si shigjetë!
Në prag të shtëpisë, u pengua
Qerozi përtokë u shtri
Tigri, gjithë vrull, dot s'u frenua
Drejt portës u hodh, hyri në shpi!
Dhe qerozi, me shpejtësi
Nga jashtë mbylli, portën e vjetër:
"rripeni këtë-tha ai-
Sa t'iu sjell një tjetër!!"
Komente 0