Vaso Papaj
Qetësinë Ta Bëj Të Flasë
Do të doja krahë të fluturoj,
Po ja, nuk i gjej dot.
Mos mbeta ngulur pa përvojë,
I humbur në këtë botë?
S’e di nëse përpiqem kot,
Kuptim në jetë mos t’kem!...
Më sheh në sy, më merr për Zot,
Por Zot nuk mund të jem.
Me dhimbjen, të luftoj më fton,
Me poezi, pa lot.
Më puth e fort më përqafon
E prapë më quan Zot.
Por Zot, ta dish, unë s’mund të jem,
Besomë, nuk të gënjej.
Veç nëse dhimbjen pas do të kem,
Qetësia do t’më brejë.
Ndaj, nis e qesh, në krahë të marr
E humb në hapësirë.
Në sy, si ti, dhimbjen kam parë.
Kjo më ka bërë të mirë.
Do të doja krahë të fluturoj
E lart, më lart të ngas.
E nëse rrotull ka qetësi,
Qetësinë ta bëj të flasë.
Po ja, nuk i gjej dot.
Mos mbeta ngulur pa përvojë,
I humbur në këtë botë?
S’e di nëse përpiqem kot,
Kuptim në jetë mos t’kem!...
Më sheh në sy, më merr për Zot,
Por Zot nuk mund të jem.
Me dhimbjen, të luftoj më fton,
Me poezi, pa lot.
Më puth e fort më përqafon
E prapë më quan Zot.
Por Zot, ta dish, unë s’mund të jem,
Besomë, nuk të gënjej.
Veç nëse dhimbjen pas do të kem,
Qetësia do t’më brejë.
Ndaj, nis e qesh, në krahë të marr
E humb në hapësirë.
Në sy, si ti, dhimbjen kam parë.
Kjo më ka bërë të mirë.
Do të doja krahë të fluturoj
E lart, më lart të ngas.
E nëse rrotull ka qetësi,
Qetësinë ta bëj të flasë.
Komente 0