Vaso Papaj
Nate Rrugace
Natë rrugaçe kurrë s’do të mundesh
T’më rrëmbesh vargje shqiponjash,
Ato janë muzikë e shpirtit
S’kanë qenë kurrë gërmadha shkronjash.
Natë pa hënë, je dosje e shqyer,
Kthetra terr, një klithje horrash.
Benz i dehur nga deliri,
Që s’përfill dritë semaforash.
Duhma jote kurrë s’më ngjizi,
Ndonëse ngjeshur një maskë zonjash.
S’je as mi, po kërm gjirizi,
Nuk më tut me helm mickonjash.
Kjo muzikë që m’del nga shpirti
Ishte aty, mbledhur ndër mote.
Ti me kthetra do t’ma çjerrësh,
Ndaj më ngjan sorrë e kësaj bote.
Je sirenë trenash të ndryshkur,
Gojë tragetesh e çapëlyer.
S’di askush, kur do të nisen,
Ku do të mbërrijnë… Rrugë e pakryer.
Shpejt kam gjetur rrugën time:
Jam që n’lindje dosje e hapur.
Natë rrugaçe veshur krime,
Erdh mëngjesi, je e kapur.
E më mbetet të t’them prerë:
S’do të kesh hënë, s’do të kesh as yje.
Do t’dalë dielli, do t’ta çjerrë
Shtrat-folenë, dosje përlyer.
T’më rrëmbesh vargje shqiponjash,
Ato janë muzikë e shpirtit
S’kanë qenë kurrë gërmadha shkronjash.
Natë pa hënë, je dosje e shqyer,
Kthetra terr, një klithje horrash.
Benz i dehur nga deliri,
Që s’përfill dritë semaforash.
Duhma jote kurrë s’më ngjizi,
Ndonëse ngjeshur një maskë zonjash.
S’je as mi, po kërm gjirizi,
Nuk më tut me helm mickonjash.
Kjo muzikë që m’del nga shpirti
Ishte aty, mbledhur ndër mote.
Ti me kthetra do t’ma çjerrësh,
Ndaj më ngjan sorrë e kësaj bote.
Je sirenë trenash të ndryshkur,
Gojë tragetesh e çapëlyer.
S’di askush, kur do të nisen,
Ku do të mbërrijnë… Rrugë e pakryer.
Shpejt kam gjetur rrugën time:
Jam që n’lindje dosje e hapur.
Natë rrugaçe veshur krime,
Erdh mëngjesi, je e kapur.
E më mbetet të t’them prerë:
S’do të kesh hënë, s’do të kesh as yje.
Do t’dalë dielli, do t’ta çjerrë
Shtrat-folenë, dosje përlyer.
Komente 0