Vaso Papaj
Ushtari Dhe Balerina
Sa larg janë ditët kur të pashë së pari!
E qysh atëherë një zemër mbeti midis nesh.
Dhe pse me gjuhë flake na kërcëllonte zjarri,
S’u rreke kurrë, faj e fajtor tek unë të gjesh.
Për sytë pa lot, dhimbja kish rolin e frenit.
E ndonëse nëpër gjuhë të flakëve shpesh më pe,
S’u bëra kurrë ushtar prej plumbi i Andersenit
E as ti, një balerinë prej letre kurrë nuk qe.
*Personazhe të përrallës "Ushtari prej plumbi" të Andersenit.

Komente 0