Viktoria Xhako
Një Degë Borziloku
Prindërve të mi të fjetur
Nga gjiri e nxora një degë borziloku,
Mermerin e ftohtë t’ua ngroh pak,
Me frymë t’ua ngroh zemrat e akulluara,
Ju dini!...
Ne flasim çdo natë bashkë.
Ti, nënë, kurrë s’ke mbajtur shami,
Mbi flokët e bukur kaçurrelë,
Përse e ke vënë tani?
Apo...
Për dhimbjen që zemrën të bren?
Pëllëmbët zgjatni përpara meje,
Mbi gjoks m’i vini edhe pse s’i ndiej,
Shpirti ju digjet, nuk mund të qani:
"Jo, bijë, jo! Mos eja këtej!"
Kjo varrezë nuk është si të tjerat,
Edhe pse varre, lule e gjemba ka plot,
Mbishkrimet lexoj mermeresh të ftohta,
Endem, kërkoj, e nuk e gjej dot.
Një mal dashurie më vini përpara,
Më shtyni, më largoni prej mallit tuaj,
Në krahët shtrirë drejt meje, të fëmijëve,
Në dashurinë e tyre, përvëluar.
Mermerin e ftohtë t’ua ngroh pak,
Me frymë t’ua ngroh zemrat e akulluara,
Ju dini!...
Ne flasim çdo natë bashkë.
Ti, nënë, kurrë s’ke mbajtur shami,
Mbi flokët e bukur kaçurrelë,
Përse e ke vënë tani?
Apo...
Për dhimbjen që zemrën të bren?
Pëllëmbët zgjatni përpara meje,
Mbi gjoks m’i vini edhe pse s’i ndiej,
Shpirti ju digjet, nuk mund të qani:
"Jo, bijë, jo! Mos eja këtej!"
Kjo varrezë nuk është si të tjerat,
Edhe pse varre, lule e gjemba ka plot,
Mbishkrimet lexoj mermeresh të ftohta,
Endem, kërkoj, e nuk e gjej dot.
Një mal dashurie më vini përpara,
Më shtyni, më largoni prej mallit tuaj,
Në krahët shtrirë drejt meje, të fëmijëve,
Në dashurinë e tyre, përvëluar.
E premte 19 gusht 2011 ora 15:15
Më shumë nga Viktoria Xhako
- Një Petël Trëndafili Mbeti Harruar
- Valsi Ynë
- Ekuilibër
- Lot Mbi Shën Valentin
- A Trokiti?
- S’Di Pse Syri M’U Përlot
- Prandaj I Vesha Këpucët
- Dhe Vjen Një Ditë
- Portreti
- Sërish I Mblodha Kujtimet
- Do Ta Thyej Këtë Të Nëmur Pasqyrë!
- Edhe Pse E Di...
- Oh, Atë Natë!
- Ashtu, Nga Pesha Rënduar...
- Epilog
- Ndryshuar Janë Dimensionet
Komente 0