Viktoria Xhako
Dhe Vjen Një Ditë
Nën qiell të akullt, me retë shoqëri,
Vjen një ditë si pa kuptuar,
Ngarkuar me kufomat ëndrra,
Që vrapin marrin me furí,
Mbi kuaj të harbuar.
Dhe mbetet pas veç vazhda e mallit,
Që rrugëve derdhet nga thes i grisur.
Në dy brigje jete, unë e ti.
Urën e zemrës lënë pa ngritur.
Dhe vjen një ditë si pa kuptuar,
Trishtimi i botës na mblidhet në sy.
Lotët u thanë. U shterën. Mbaruan.
Po dhimbja rrënjë hodhi aty.
Vjen një ditë si pa kuptuar,
Ngarkuar me kufomat ëndrra,
Që vrapin marrin me furí,
Mbi kuaj të harbuar.
Dhe mbetet pas veç vazhda e mallit,
Që rrugëve derdhet nga thes i grisur.
Në dy brigje jete, unë e ti.
Urën e zemrës lënë pa ngritur.
Dhe vjen një ditë si pa kuptuar,
Trishtimi i botës na mblidhet në sy.
Lotët u thanë. U shterën. Mbaruan.
Po dhimbja rrënjë hodhi aty.
E mërkurë 17 gusht 2011 ora 08:30
Më shumë nga Viktoria Xhako
- Portreti
- Sërish I Mblodha Kujtimet
- Do Ta Thyej Këtë Të Nëmur Pasqyrë!
- Edhe Pse E Di...
- Oh, Atë Natë!
- Ashtu, Nga Pesha Rënduar...
- Epilog
- Ndryshuar Janë Dimensionet
- Qëndro, Erë, Këtu Me Mua
- Më Foli Gjethja
- Harrove Kalendarin
- E Dija, Atë Orë
- Të Përcjell Unë Tek Sinori
- Në Ditarë Të Pashkruar
- Muzg’ I Mbrëmjes Ësht’ I Bardhë
- Gjithkund Fllad Blu
Komente 0