Viktoria Xhako
Do Ta Thyej Këtë Të Nëmur Pasqyrë!
Ç’bluhej në dhomën e zhveshur të mendimeve të tua,
Unë nuk e di.
Mbase ujëra kënetorë vareshin nga muret e ftohta,
Që ti më pe nën një qiell gri?
Do ta thyej këtë të nëmur pasqyrë,
Me vete do ta marr mallkimin e saj.
Shpirtit tënd t’ia fshi avujt e zhgënjimit,
Të shndritshmin Diell të shohësh paskëtaj.
Por, të lutem, mos e thyej ti vazon e kristaltë,
Me aromën e njohur dhe ngjyrën e dashurisë.
Varrose thellë në zemër, pa kapak,
Le të lindet për ty një ëndërr e bardhë, sërish.

E premte 12 gusht 2011 ora 11:30
Më shumë nga Viktoria Xhako
- Edhe Pse E Di...
- Oh, Atë Natë!
- Ashtu, Nga Pesha Rënduar...
- Epilog
- Ndryshuar Janë Dimensionet
- Qëndro, Erë, Këtu Me Mua
- Më Foli Gjethja
- Harrove Kalendarin
- E Dija, Atë Orë
- Të Përcjell Unë Tek Sinori
- Në Ditarë Të Pashkruar
- Muzg’ I Mbrëmjes Ësht’ I Bardhë
- Gjithkund Fllad Blu
- Fluturoj Drejt Lindjes
- Mos, Të Lutem...
- Zemër E Gjakosur
Komente 0