>
LETERSISHQIP

Duel Dashurie

Poshtë zbret lugina, lart çohen dy çuka
Fllad të çon Veriu, zefir dërgon Juga
Me sy plase xhamin, dritares nga rruga
Merak ke nishanin, bela ke dy quka..

Mbahesh kësaj jete, si e vetmja muzë
Me frymë magjie, sa kurme ndez shpuzë
Një të kuq të lehtë, vrik e shkon në buzë
Flokët fije-fije, mbledh e bën topuzë.

Bo bo ç'e vërtite, kë po gjuan vallë
Ç'bandill do “të vdekur”, kë trim do të gjallë
Ah kjo mendja jote, një çudi e rrallë
Flakën i vë botës, veç të shuash mallë

Se kjo dashuria, ngjan me një betejë
Dikush hedh dorashkën e hiç s'të merr lejë
Të kërkon duelin, zemrën ta rrëmbejë
Ç'fitohet me sfidë, s'ka thesar ta blejë