>
LETERSISHQIP
Ymer Nurka

Stanare

Burimi, që rrjedh ndër ledhe
Që kur dole, që kur leve
Mjaft, or mjaft tokën gërreve
U bëre qejfin rrëkeve!

Burimi, që rrjedh me shkumë
Boll, or boll, se s’bënesh lumë
Prit, or prit, mos më bëj zhurmë
Se më zgjon qënin e murrmë!

Pllajë moj, me lule shumë
A s’më vë shqerrat në gjumë
Se vjen syzeza në shtrungë
E më hap të madhe punë!

Me belin, që s’di ta tundë
Me gjinjtë, si arra gungë
Me fillin, që s’di ta humbë
Do shtrojmë sevda mbi gunë

Do rrimë hundë më hundë
Sherrit do t’i nxjerrim fundë
"Kush je ti?" e "Kush jam unë?"
Njëri-tjetrin, kush do mundë?!