Ymer Nurka
Vallja E Shqipeve
Brofe ti ndër skena
Njësoj si Anteu
Thellë zbret ndër zemra
Lart të ngriti Dheu
Je biri Shqiponjës
Lindur si dragua
Nder i Mëmëzonjës
Simbolet e tua
Në një grusht mban vitet
Tjetri mbledh epokat
Valle hedhin Shqipet
Si zotrit me zotat
Krenar ngrite kryet
Si Shqipja kish namin
Me një dorë rrok yjet
Me një prek tabanin
Me një zbritje gjuri
Ç’i këput vargonjtë
Me një fjalë burri
Ngushëllon heronjtë
Se besa e burrit
Forcë merr te vatra
Palët e flamurit
Seç i bëre flatra
More fluturimin
Me sytë drejt Diellit
Tokës le Besimin
Ëndrrën fale qiellit
Dheu të do pranë
Jo në arkë të mortit
Qiellit anembanë
Të ndjek thirrje Zotit
Shqiponjat e brishta
Krahët lart të ngrinin
Shënjtëri At Fishta
Profet mban Naimin
Hop shpërthen Besimi
Hop dhe Shqiptaria
Isa Boletini
Selam Salaria
Kërcen Mic Sokoli
Mbi grykën e topit
Hidhet Zef Kosharja
Në kullë të barotit
Kudo ku hedh hapin
Aty sjell lirinë
Këmba shkel Esatin
Dora ngre Avninë
Ismail Qemali
Ja dhe Bajram Curri
Vallëzojnë Shqipet
Mbi dy kërcinj burri
Brof me djemtë trima
Dhe Shote Galica
Një këmbë te Janina
Një te Mitrovica
Mbi rrugët plot zhurmë
Prush të digjet shputa
Le të tuat gjurmë
Ku shkeli Teuta
Kuvendon me male
Brof si Prometeu
Prin me ty në valle
Vetë Skënderbeu
S’thyhen jo kërcinjtë
Kapërcejnë shekujt
Vallja fshin kufinjtë
Vënë me dorë të hekurt
Këmba merr fuqinë
Sa preket Drenica
Supi mban Ulqinë
Poshtë nga Babica
Flamurin ç’e nguli
Përmbi maja Sharri
Trimi Ded Gjo Luli
Baca Dem Jashari
Njësh e tretën trupin
Mbi male dhe kodra
Krah më krah me Shkupin
Po hedh valle Shkodra
Kur tupanat bien
Bashkë me daullen
Diku fushat ngrihen
Diku malet ulen
Herë si valle Gorës
Herë si labçe sertë
Mu në mes të Vlorës
Qan një mall për dert
Mbledh nëna e lashtë
Toskë edhe Gegë
Valle hedhin bashkë
Lule, rrënjë e degë
Vashave si zana
Gjer tu rrjedhë gjiri
Djemve si luanë
Tërr s’ua bën syri
Foshnja heq shpërgenjtë
Bëhet njësh ndër breza
Ja shpirtrat e shenjtë
Ç’i prin nënë Tereza
Në një grusht mbledh vitet
Në tjetrin epokat
Një valle me Shqipet
Sot po hedhin Zotat
Njësoj si Anteu
Thellë zbret ndër zemra
Lart të ngriti Dheu
Je biri Shqiponjës
Lindur si dragua
Nder i Mëmëzonjës
Simbolet e tua
Në një grusht mban vitet
Tjetri mbledh epokat
Valle hedhin Shqipet
Si zotrit me zotat
Krenar ngrite kryet
Si Shqipja kish namin
Me një dorë rrok yjet
Me një prek tabanin
Me një zbritje gjuri
Ç’i këput vargonjtë
Me një fjalë burri
Ngushëllon heronjtë
Se besa e burrit
Forcë merr te vatra
Palët e flamurit
Seç i bëre flatra
More fluturimin
Me sytë drejt Diellit
Tokës le Besimin
Ëndrrën fale qiellit
Dheu të do pranë
Jo në arkë të mortit
Qiellit anembanë
Të ndjek thirrje Zotit
Shqiponjat e brishta
Krahët lart të ngrinin
Shënjtëri At Fishta
Profet mban Naimin
Hop shpërthen Besimi
Hop dhe Shqiptaria
Isa Boletini
Selam Salaria
Kërcen Mic Sokoli
Mbi grykën e topit
Hidhet Zef Kosharja
Në kullë të barotit
Kudo ku hedh hapin
Aty sjell lirinë
Këmba shkel Esatin
Dora ngre Avninë
Ismail Qemali
Ja dhe Bajram Curri
Vallëzojnë Shqipet
Mbi dy kërcinj burri
Brof me djemtë trima
Dhe Shote Galica
Një këmbë te Janina
Një te Mitrovica
Mbi rrugët plot zhurmë
Prush të digjet shputa
Le të tuat gjurmë
Ku shkeli Teuta
Kuvendon me male
Brof si Prometeu
Prin me ty në valle
Vetë Skënderbeu
S’thyhen jo kërcinjtë
Kapërcejnë shekujt
Vallja fshin kufinjtë
Vënë me dorë të hekurt
Këmba merr fuqinë
Sa preket Drenica
Supi mban Ulqinë
Poshtë nga Babica
Flamurin ç’e nguli
Përmbi maja Sharri
Trimi Ded Gjo Luli
Baca Dem Jashari
Njësh e tretën trupin
Mbi male dhe kodra
Krah më krah me Shkupin
Po hedh valle Shkodra
Kur tupanat bien
Bashkë me daullen
Diku fushat ngrihen
Diku malet ulen
Herë si valle Gorës
Herë si labçe sertë
Mu në mes të Vlorës
Qan një mall për dert
Mbledh nëna e lashtë
Toskë edhe Gegë
Valle hedhin bashkë
Lule, rrënjë e degë
Vashave si zana
Gjer tu rrjedhë gjiri
Djemve si luanë
Tërr s’ua bën syri
Foshnja heq shpërgenjtë
Bëhet njësh ndër breza
Ja shpirtrat e shenjtë
Ç’i prin nënë Tereza
Në një grusht mbledh vitet
Në tjetrin epokat
Një valle me Shqipet
Sot po hedhin Zotat
Komente 0