Ymer Nurka
Pushteti Skrapit
Një copë hekur fiksuar pas një magneti
Tërhoqi rreth vetes dhe copa të tjera
Tek mbanin të gjitha një farë uniteti
Po shihnin si "u rritej" dhe vlera.
Mes tyre seç plasi një debat i egër
Çdo syresh një rol po e desh
Mbi grumbullin e madh, një hekur i vjetër
Çohet mbi të tjerët dhe qesh:
"Siç më shihni këtu, kryetari jam unë
Së bashku të formojmë një parti
Të lidhura ngushtë, do bëjmë goxha punë
Do ngremë sistemin e ri."
Rreth grumbullit vrapuan dhe goxhdët me majë
Bullona të ndryshme dhe vidha dhe rrumba
Magneti i mbytur tha; "Dreqi ta hajë
Mes tyre ç’u treta dhe humba!"
U krijua partia, ja u mor dhe pushteti
"bo bo -thanë metalet e rralla
Ç’halle po kemi, në ç’duar ra shteti
Atë e drejtojnë ca rrangalla."
Platforma prej hekuri, uzina, fabrika
I mbledh një ditë kombinati
"E shikoni o miq, si na erdhi dhe dita
Të punojmë shërbëtorë te skrapi.
A s’ishin këta që brohorisnin " O burra!
Të prishim e shëmbim gjithçka!
Dhe s’lanë furrnalta, oxhaqe dhe furra
Shkatërruan gjithë veprat e mëdha.
Dikur i përpunonim metalet e lira
I riciklonim dhe i vendosnim në vepra
S’lamë mbeturina, as ndryshkëtira
Pa i ndarë nga skorjet e vjetra.
Tash u rrënuam e askujt si plas trapi
Të gjithë e shikojmë, ku është honi
Secilin prej nesh në dorë e ka skrapi
Ta japë për një farë konçesioni."
Tërhoqi rreth vetes dhe copa të tjera
Tek mbanin të gjitha një farë uniteti
Po shihnin si "u rritej" dhe vlera.
Mes tyre seç plasi një debat i egër
Çdo syresh një rol po e desh
Mbi grumbullin e madh, një hekur i vjetër
Çohet mbi të tjerët dhe qesh:
"Siç më shihni këtu, kryetari jam unë
Së bashku të formojmë një parti
Të lidhura ngushtë, do bëjmë goxha punë
Do ngremë sistemin e ri."
Rreth grumbullit vrapuan dhe goxhdët me majë
Bullona të ndryshme dhe vidha dhe rrumba
Magneti i mbytur tha; "Dreqi ta hajë
Mes tyre ç’u treta dhe humba!"
U krijua partia, ja u mor dhe pushteti
"bo bo -thanë metalet e rralla
Ç’halle po kemi, në ç’duar ra shteti
Atë e drejtojnë ca rrangalla."
Platforma prej hekuri, uzina, fabrika
I mbledh një ditë kombinati
"E shikoni o miq, si na erdhi dhe dita
Të punojmë shërbëtorë te skrapi.
A s’ishin këta që brohorisnin " O burra!
Të prishim e shëmbim gjithçka!
Dhe s’lanë furrnalta, oxhaqe dhe furra
Shkatërruan gjithë veprat e mëdha.
Dikur i përpunonim metalet e lira
I riciklonim dhe i vendosnim në vepra
S’lamë mbeturina, as ndryshkëtira
Pa i ndarë nga skorjet e vjetra.
Tash u rrënuam e askujt si plas trapi
Të gjithë e shikojmë, ku është honi
Secilin prej nesh në dorë e ka skrapi
Ta japë për një farë konçesioni."
Komente 0