>
LETERSISHQIP

Zgjohu Moj Qershi E Hidhur

Çohu moj qershi e hidhur
Zgjohu moj ta hëngsha synë
Të jemi të dy të lidhur
Ja ky qënka fati ynë

Verë pas vere më ke qeshur
Vjeshtave me drithërimë
Aq sa dimrash të kam zhveshur
Prillesh të vesha me sqimë

Pa dhe ëndrrash kur më del
Mot më mot e stinë më stinë
Duart zgjat e dot s'të vjel
Prap në sy frytet më rrinë

Shih e vil të njëjtat kokrra
Që ushqejnë dashurinë
Midis nesh të njëjtat mokra
Rreth e rrotull ven' e vijnë

Ja ky qënka fati ynë
Të jemi të dy të lidhur
Çohu moj ta hëngsha synë
Zgjohu moj qershi e hidhur!