>
LETERSISHQIP
Ymer Nurka

Fllad

Farfurin kjo gusha, fërfërin fustani
Tek fërgëllon shpirti, më flladitet xhani
Lloje-lloje perlat, nuk blihet gjerdani
Ti mban xhevahire, mua më ndjek nami

Në zjarret që ndeze, n'daç po deshe shtymë
Në vallen që nise, ja të dy tek hymë
Unë të lyp, si vesa, ti tretesh, si brymë
Më shket nëpër gishta, si të ishe frymë

S’di ç’të bëj i ziu, thuajmë ç’të bëj unë
Të rrjedh, si burimi, a të shfryj si lumë
Të të mbys të tërën, në dallgë e në shkumbë
Në të marr me vete, kam frikë se të humb

Nëse më del bregut, do të vë në gjumë
Ndër tinguj ninullash, xhane do të tund
Mike moj të zgjohesh do të fryj furtunë
Gjersa ti të çohesh, do të pres në gjunjë