>
LETERSISHQIP
Ymer Nurka

Nuk Më Merr Malli Për Ty

Mollë e kuqe, moj e thartë
Të marrt’ e mira të marrtë
Rri në degën më të lartë
Me t’ëmblat barabartë.

Nuk më merr malli për ty
Prandaj kot më rri ndër sy
Po të dua dhe të fryj
Të rrëzoj pa një, pa dy

N’arça moj një natë me Hënë
Vetë në dorë ke për t’më rënë
Do më lutesh për të ngrënë
Je "e thartë" kam për të thënë

Do të them: je mollë e thartë
Të marrt’ e mira të marrtë
Shkon e vjen një rast i artë
Ti pret kot në degë të lartë