Ymer Nurka
Gezuar Ditën E Verës!
Kush po ha misër të zjerë
Rënditur kokrra-kokrra
A bollgur të bërë në Verë
Sa bluajtur nga mokra?
Dhe pa ardhur mirë mëngjesi
Dëllinjat kush i preu
Xhogolanin kush e ndezi,
Me "hop" e kapërceu?
Dhe lakrori me barishte,
Tërhollur nga nëna
Gjer në gju të kokoshit ishte
Me një tepsi sa Hëna...
Me aromë manushaqesh
Mbledhur nëpër ferra
Si një zanë çupa shfaqesh
Kurorë me lule shqerra
Edhe kyçin e çdo dore
Fijesh ngjyra-ngjyra
E qarkonte një verore
E bukur si natyra.
Ikën vanë ato vite
S'është më si ka qënë
Tjetër kohë të tjera rite
S'dihet pas çdo lëmë..
Zbritur thellë në mendime
Në atë kohë të shkuar
Merrni sot uratën time;
Nga mot o miq gëzuar!
Rënditur kokrra-kokrra
A bollgur të bërë në Verë
Sa bluajtur nga mokra?
Dhe pa ardhur mirë mëngjesi
Dëllinjat kush i preu
Xhogolanin kush e ndezi,
Me "hop" e kapërceu?
Dhe lakrori me barishte,
Tërhollur nga nëna
Gjer në gju të kokoshit ishte
Me një tepsi sa Hëna...
Me aromë manushaqesh
Mbledhur nëpër ferra
Si një zanë çupa shfaqesh
Kurorë me lule shqerra
Edhe kyçin e çdo dore
Fijesh ngjyra-ngjyra
E qarkonte një verore
E bukur si natyra.
Ikën vanë ato vite
S'është më si ka qënë
Tjetër kohë të tjera rite
S'dihet pas çdo lëmë..
Zbritur thellë në mendime
Në atë kohë të shkuar
Merrni sot uratën time;
Nga mot o miq gëzuar!
Komente 0