Ymer Nurka
Shtrat Pranveror
Mos e duaj fatin, se fati ta dredh!
Moj lulja e Majit, rritur tek një ledh!
Mbajtur në një degë, çelur nën një gjeth
Mëndjen po na merr, shtatin po na ngjeth
Ballin gjysmë-hënë, stolisur për qejf
Tri sërë të arta, derdhur mbi sedef
Rreth e rrotull teje, yjtë vijnë rreth
Syrin o moj syrin, njërit pse s'ia hedh?!
Pa vështro pak tjetrin, dritën si ta vjedh
E dërgon në zemër, për thesar e mbledh
N’atë det të ëndrrës, veten oh ç'e kredh
Pastaj s'di ku vete, pastaj s'di ku bredh
Ah kjo llav' e shpirtit, pikë-pikë rrjedh
Prushi po e tret, flaka po e zverdh
Kush s'e zgjodhi shtratin, udhën kush s'e zgjedh
Atë musht të mallit, s'di se ku e derdh

Komente 0