>
LETERSISHQIP

Dredhëzat E Çelura Vjeshtës

Dredhëzat e çelura vjeshtës,
ngrinë sythat në hyrje të dimrit.
Pikuan në zemër të dhjetorit,
vetminë e tjerrur nga buzët e tua,
kur më the “ të dua”.

Griplumbi m’u bë dashuria
e sythave të ngrirë,
dërguar me erën e fjalëve.

Vetmuar isha, vetmuar jam,
edhe pse ende s’ke ikur.
E tani, të dy ngrimë si topa bore.
Ngadalë u shtrim si pika ë-je,
mbi fjalën “ të dua”.